Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, duke shprehur keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në një postim në Facebook, Rama publikoi foto nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë,” shkroi Rama.

Mesazhi i kreut të qeverisë shqiptare vjen në një ditë simbolike për shtetin e Kosovës, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vijon të mbetet një çështje e ndjeshme në opinionin publik shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu