Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni i radhës për lirimin e hapësirave publike në qytetet e vendit.

Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë, shihen momentet e shembjes së disa ndërtimeve pa leje në Durrës, në kuadër të fushatës për kthimin e hapësirave publike tek qytetarët.

“Aksioni vazhdon në Durrës. Lirimi i hapësirave publike është prioritet për qytetet tona”, – shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky operacion është pjesë e planit kombëtar për të rikthyer trotuaret, sheshet dhe zonat e bllokuara nga ndërtime të paligjshme në përdorim të komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu