Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një video në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote, të shkojnë dhe të japin votën e tyre.

Rama e cilëson hedhje e votës në kutitë e votimit si një detyrë shoqërore, qytetare dhe patriotike.

“Ja ku jemi, LIVE nga Komanda e Përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë, të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, që vota të mblidhet, që vota të numërohet dhe që ti mund që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, është një detyrë shoqërore, është një detyrë patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni me qetësi, me pak durim dhe me bindje tuaja, votoni!”, thotë Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu