Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit, i zhvilluar këtë të martë, për shkak se nuk arriti të udhëtonte drejt destinacionit ku zhvillohej aktiviteti. Rama sqaroi se kishte probleme me linjën ajrore dhe për këtë arsye nuk mundi të ishte fizikisht i pranishëm.

“Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajror që s’kisha çfarë të bëja, nuk merrja dot avionin”, tha Rama gjatë ndërhyrjes së tij me videokonferencë.

Samiti kishte në fokus dialogun për procesin e zgjerimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, një temë ku Shqipëria vijon të jetë pjesë e diskutimeve aktive në nivel europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu