Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të martë procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës.

Gjatë një komunikimi publik, Rama hodhi poshtë pretendimet se negociatat janë bllokuar për shkak të korrupsionit apo skandaleve qeveritare, duke theksuar se procesi po vijon normalisht.

Sipas tij, administrata publike ka kaluar një test të rëndësishëm në këtë proces dhe ka kontribuar në avancimin e negociatave.

“Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por një provim i vazhdueshëm. Nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas agjendës së caktuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt dhe se Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive për ecurinë e deritanishme.

Ai shtoi se perceptimi për korrupsionin shpesh ndikohet nga raste të veçuara, por sipas tij, lufta kundër korrupsionit është një proces në vijim.

Deklaratat e Ramës vijnë pas akuzave të opozitës, e cila ka pretenduar se çështje si ato të lidhura me AKSHI apo sektorë të tjerë kanë ndikuar negativisht në procesin e integrimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu