Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.

‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

yacht hotel sarande

 

Postimi i plotë:

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut

Ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha

Edi Rama është kryehajduti i kohërave, është njeriu që përdhos votën e lirë, dinjitetin, kombin dhe simbolet e tij. Përdhosi më në fund edhe heroin tonë kombëtar, duke gjetur një lakej skulptor që i jep Skënderbeut fytyrën e Edi Ramës dhe e transformon në Car Stefan Dushan.

Edi Rama, mos luaj me simbolet e kombit, sepse do marrësh çdo përgjigje që meriton!
Skënderbeun, o faqezi, nuk e luajti, nuk e ndryshoi as babai yt shpirtëror, Enver Hoxha. Dole ti, bastard, pinjoll të vësh surratin tënd të pisët në figurën epike të Skënderbeut.

Edi Rama je një anti-shqiptar që në gjakun tënd nuk gjendet një qelizë shqiptare.

Atë që i ke bërë ti Skënderbeut, heroit të kombit është akt poshtërimi për çdo shqiptar. Fytyrën e një tradhëtari i ke vendosur heroit tonë, e një trafikanti, e një mashtruesi, e një njeriu që nuk asgjë shqiptare në qënien e tij, e një armiku të egër, e një Pashiqi të vërtetë shqipfolës.

Këtij reagimi i është përgjigjur ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla

“Po çfarë faji kanë arbëreshët në Itali bashkë me skulptorin e mirënjohur nga Kosova Gëzim Muriqi, që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun e vendosur para pak ditësh në Horën e Arbëreshëve, në prani të Kryetares së Kuvendit që ishte e ftuara e tyre e nderit?!” shkruan Balla në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu