Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në javët në vijim do të publikohen shumë shpejt çmimet e referencës së banesave. Ai shtoi gjithashtu se taksa për shtëpitë e dyta do të jetë më e madhe, se sa për shtëpitë e para.

“Kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë.

Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja të referencës do të kenë dhe një element tjetër të ri që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Sidomos bashkitë e bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces. Sepse shume njerëz në bregdet kanë shtëpi të dyta. Por duke patur parasysh se çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë do të ketë të ardhura shumë më tepër, sepse është baza kryesore ne të gjitha bashkitë e botës.”- tha kryeministri në takimin e sotëm që po mbahet në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive.

Rama mes të tjerash u ankua për taksat lokale që sipas tij në disa bashki nuk kishin kuptim.

“Një gjë duhet të kihet parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive. Gjë që nuk na bën sens.

Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, mirëpo në ca bashki taksa e tavolinës për shembull, ose taksa e tabelës, ku di unë se çjanë ca, ka dhe raste ekstravagande fare e këtyre që merren me miniera e me investime në energji, u vënë dhe taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet të kihet parasysh të ketë një lloj sensi dhe një lloj kuptimi.”- tha Rama./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu