Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit më të fundit të National Cyber Security Index (NCSI) për vitin 2026 shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Sipas vlerësimit ndërkombëtar, vendi ynë ka bërë progres të dukshëm në forcimin e strukturave përgjegjëse për mbrojtjen kibernetike, si dhe në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare në këtë fushë.

Raporti thekson gjithashtu përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale, duke e pozicionuar Shqipërinë mes vendeve me performancën më të lartë në këtë sektor.

Ky rezultat konsiderohet një arritje e rëndësishme në një kohë kur siguria kibernetike është kthyer në një nga sfidat kryesore globale, për shkak të rritjes së sulmeve dhe rreziqeve digjitale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu