Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Aman të Jordanisë, ku është pritur me ceremoni nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Rama e vlerësoi Mbretin Abdullah II si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë, duke theksuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin mes Tiranës dhe Amanit.

Në delegacionin pritës ishte edhe Princi i Kurorës, Hussein bin Abdullah II. Kryeministri ndau momente nga vizita përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Me Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe Princin e Kurorës Hussein bin Abdullah II”, duke e shoqëruar me fotografi nga takimi zyrtar.

Vizita e Ramës në Jordani vjen në kuadër të angazhimeve diplomatike të Shqipërisë në Lindjen e Mesme dhe synon thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ndërkombëtar mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu