Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje shkodranëve për një përmbysje historike në zgjedhjet e 11 majit, duke votuar për Partinë Socialiste.

“Uroj që më 11 maj Shkodra të na japë lajmin se është përmbysur,” tha Rama, duke theksuar se qytetarët nuk do zgedhin as dhëndrin, as krushkun.

Më tej ai tha se qytetaret nuk duhet të votojnë sipas tij, për një kal gjysmë të ngordhur, por për kalin që do u tërheqë më shpejt karrocën.

“Të zgjedhësh një kalë gjysmë të ngordhur se të pëlqen ngjyra, dhe të mos zgjedhësh një kalë që ta tërheq karrocën më shpejt sepse nuk të pëlqen ngjyra, këtë e kam parë në Shkodër deri dje. Shpresoj të mos ndodhë më”, u shpreh Rama.

Rama: Uroj që më 11 maj Shkodra të na japi lajmin që është përmbysur, se në fund të ditës, njerëzit nuk zgjedhin dhëndrin, as krushkun, zgjedhin kalin që do u tërheq më shpejt karrocë. Tani të zgjedhësh një kalë gjysmë të ngordhur se të pëlqen ngjyra dhe të mos zgjedhësh një kal që ta tërheq karrocën më shpejt se nuk të pëlqen ngjyra, në Shkodër e kam parë unë këtë, deri dje, shpresoj të mos ndodhi më./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu