Në vizitën e saj të parë në Shqipëri, komisionerja e për Zgjerimin në BE, Marta Kos dha mesazhin e qartë se Shqipëria e ka vendin në BE. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë për reformat, duke theksuar se vendi ynë është në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave në 2027.

Mesazhin e jep të qartë kur thotë se BE e do Shqipërinë brenda familjes europiane dhe kjo e bën Europën edhe më të fortë.

“Erdha për të treguar mbështetjen për objektivat tuaj ambiciozë, më kanë thënë që janë objektiv realistë. Ju citoj kur thonë që dëshironi që negociatat të përmbyllen deri në fund të 2027. Jemi në rrugën e duhur, jemi në udhë të mbarë, janë hapur grukapitujt e caktuar. Nuk bëhet fjala vetëm për hapjen, por edhe për mbylljen e tyre. Jam e sigurt që me të gjitha reformat që po kryeni kjo do të jetë e mundur. Duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Me ju brenda, Europa do jetë më e fortë”, tha Kos.

Për kryeministrin Rama, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse integrimin në BE duke përmbyllur negociatat deri në fund të 2027.

“Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën e cila na ka mësuar në mënyrën më brtuale që pse rruga e vetme e jona është rruga e BE. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027. Ambicia im, e jonë është q shqiptarët të mbajnë pasaportën e BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Takime komisionerja do të zhvillojë edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë me diell dhe jo shi, por shtoi se “ia sqarova Martës se shiu është bereqet”.

Rama shpjegoi se për Shqipërinë ishte lajm i mirë që Komisionere e Zgjerimit u zgjodh një përfaqësuese e rajonit, teksa tha se Shqipëria do ta meritojë këtë anëtarësim.

“Presim komisioneren e BE për zgjerimin në vizitën e saj të parë me shi, edhe pse do donim diell. Por unë e sqarova se shiu është bereqet. Besoj se do jetë një ogur i mirë për planin e zhvillimit dhe fondet shtesë për Shqipërinë.

Është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Dhe qysh në fillim dua ta përsëris publikisht se ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE-së, edhe e jona. Duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vetë dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia.

Dhe sidoqoftë duke e pasur gjakun më pranë nesh më vjen jashtëzakonisht mirë për këtë moment ku ne jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe ju për të na mbështetur pa rezervë. Por ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë por të marrë çdo ditë, mbështetje e një institucioni të madh dhe shumëkërkues siç është BE-ja. Të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ne e dimë se nuk ka alternative tjetër, sepse e dimë se s’ka alternative të lirisë individuale, të barazisë para ligjit, të bashkëjetesës në diversitet”, tha kryeministri mes të tjerash.

 

Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.

Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.

Më tej i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin “11” dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa Kos shtoi se ajo vetë vinte nga një familje e lidhur me sportin dhe se Europa funksiononte si ekip sportiv, futbolli apo basketbolli, edhe pse vetë nuk luante dot sportin e dytë ndaj Ramës.

Por ajo e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 dhe kohën e duhur, ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku. Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.

Marta Kos tha:
“Angazhimi im është edhe sportiv, unë vij nga një familje sportive. Kam parë edhe Kampionatin Evropian, pashë se si shënoi Bajrami në 23 sekonda dhe kjo tregoi se sa të shpejtë jeni ju në realizimin e gjërave, ndaj unë e di sa e rëndësishme është. Basketbolli gjithashtu është një lojë e bukur, edhe ju keni luajë.
Ndaj kam një dhuratë për juve, Europa është një ekip, funksonon si skuadër futbolli. Ja kjo është dhurata ime, (fanella me numër 11 për Ramën), kur ne të përfundojnë negociatat unë do ngjisë malin më të lartë në Shqipëri, të Korabit që është më i larti madje edhe se mali ynë më i madh në Slloveni”.

Kryeministri iu përgjigj:

“Shpresoj që kur të hyjmë në BE të vij me ju ta ngjis majën e malit, s’e di nëse do ketë kryeministër të ri. Jam krenar që të kem një ekip mjaft të përkushtuar. Shpreh një mirënjohje dhe falënderime për ju, për Majlindën dhe Adean dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar. Por edhe ambasadorin Ferit Hoxha që është Lionel Messi ynë në punët e jashtme, e hodhëm përtej oqeanit në SHBA dhe e sollëm prap në Europë, ai i bën mirë ato, është i mirë në punët e jashtme. Besoj se edhe ministri i jashtëm Hasani bien dakord”./shqiptarja

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu