Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke hedhur poshtë deklaratën e rrjetit SafeJournalists Network, i cili shprehu shqetësim për deklaratat e tij lidhur me rolin, financimin dhe të ardhmen e Transmetuesit Publik Shqiptar (RTSH).

SafeJournalists paralajmëroi se çdo lidhje e financimit apo ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik do të cenonte pavarësinë e medias publike dhe do të përbënte rrezik për lirinë e medias, duke theksuar se vlerësimi i medias publike duhet të bëhet përmes reformave transparente dhe të bazuara ligjërisht, veçanërisht në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në reagimin e tij, Rama e cilëson këtë interpretim si të pasaktë dhe keqorientues, duke sqaruar se qëndrimi i tij nuk ka asnjë lidhje me kushtëzimin politik të financimit apo ekzistencës së RTSH-së. Kryeministri thekson se deklaratat e tij janë shtrembëruar dhe se mbrojtja e informacionit publik nis nga mos përhapja e dezinformimit.

“Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik. Çdo interpretim i tillë është i pasaktë,” shprehet Rama, duke ftuar kritikët të lexojnë ose dëgjojnë me kujdes fjalimin e tij për të kuptuar thelbin e qëndrimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu