Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për Ditën e Holokaustit nderoi kujtimin e viktimave por dhe sakrificën e popullit shqiptar që strehoi dhe mbrojti hebrenjtë duke hapur një kapitull në histori që vazhdon të ruhet edhe sot e kësaj dite me marrëdhëniet e ngushta. Ai i ftoi izraelitët të vizitojnë vendin tonë dhe të investojnë në Shqipëri.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan. Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj. Ne qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunela terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet.”

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu