
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me një pjesë nga telefonata e zhvilluar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Në postimin e tij, Rama u shpreh se prej vitesh telefonata e urimit për 17 Shkurtin është emocionalisht e vështirë, por këtë herë, sipas tij, Thaçi ishte më i qetë se kurrë në zërin e tij.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund: ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’”, shkroi Rama.
Mesazhi u publikua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një ditë e shënuar me aktivitete dhe reagime të shumta nga liderët politikë në rajon.






