
Kryeministri Edi Rama në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantoi ‘Paketën e Maleve”
Rama thotë se paketa realizon ëndrrën për tu kthyer tek toka e të parëve, për të investuar aty kursimet, ose fondet e marra me kredi.
“Kemi vënë në dispozicion një linjë të re tërësisht financimi nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me garanci 70 % të kolateralit nga shteti që mund ta përdorin për agroturizëm, agropërpunim, çfarëdoqoftë që ka të bëjë me investime në territore malore apo gjysmëmalore të Shqipërisë.
Kjo u vjen në ndihmë pronarëve që quhen posedues faktik që nuk kanë dokumentet e pronësisë të regjistruar që janë të regjistruar të investojnë. Ka shumë në veri, në jug por dhe në Shqipërinë e mesme.
Kushdo që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak vërtetimin se zotëron pronën. Me këtë disponon një leje zhvillimore dhe më pas të lidhësh marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë duke paguar 1 euro dhe regjistruar pronën në momentin kur mbaron investimi. Çdo gjë që lind, në aspektin e konfliktit është barrë e shtetit. Është shumë e thjeshtë.
500 përfituesit e parë 10 vjet do të zhvillojnë pronësinë pa asnjë taksë.
Thethi është një nga fshatrat që dikur i braktisur çdo vit e më shumë është kthyer në atraksion për turizmin malor.
“Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin” tha një sipërmarrës
Gjatë takimit të Ramës në Shirokë duke prezantuar ‘Paketën e Maleve’, një sipërmarrës në Theth tregon se është ai dhe familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.
“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu.
Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrin dhe ngrënien”./Shqiptarja