
Musa Coha, Kandidati i PS-së në Elbasan: Drejtori i PD-së nga hoqi fotot nga tabela e lavdërimit, se njiheshim si të majtë
Musa Coha, një nga kandidatët e rinj të platformës ‘Deputeti që duam’ i ftuar në podkastin e sotëm maratonë të Kryemnistrit Rama ‘Flasim’, ka treguar një episode të 10 viteve më parë.
Coha është ndalur në një rrëfim, kur drejtori i shkollës së fshatit ku kishte lindur i kishte hequr foton si nxënës i lavdëruar se vinte nga një familje e majtë.
‘Në kohën kur isha në shkollë, para 10 vitesh drejtori i shkollës që ishte me PD-në na ka hequr fotot nga tabela e lavdërimit sepse ne ishim një familje e majtë.’-ka thënë Coha.
Gjatë bashkëbisedimit në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar edhe kandidatë të Partisë Socialiste në Roskovec.
Mes të ftuarve ishte edhe kandidatja Zegjine Çaushi, e të cilën Rama shkëmbeu batuta për kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufin. Madje për këtë të fundit, Rama tha se nuk ka lidhje me ‘bufin e kënetës’, referuar Sali Berishës.
Edi Rama: Të mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlinda Bufin
Çaushi: Fakti që jam në listë të hapur nuk do të thotë që jam thjesht një numër në listë por do jem potenciali për të sjellë mandatin e 11.
Rama: Ky është efekti i Majlindës por edhe sfidë për Majlindën, që nuk i ka qejf këto hijet.
‘E mora vesh nga televizori që isha në listë’/ Nako, kandidatja e Fierit për PS-në.
Ana Nako, kandidatja e Partisë Socialiste për Fierin ka ndarë një moment, tek ishte e ftuar në podkastin e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Nako ka thënë se e ka marrë vesh që do të jetë deputete nga televizori. Nga ana tjetër ajo tregon për telefonatën e të shoqit, i cili e kishte marrë i habitur duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën rozë të Fierit.
Sinqerisht e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?-pyeti Rama.
Në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem.-tha Rama
‘Mamaja punon në fasoneri, kisha mundësi të ikja jashtë vendit dhe nuk ika’. Kiduina Zaka, Kandidatja e Fierit
Kiduina Zaka, kandidatja e Partisë Socialiste në Lushnje ka folur për rrugëtimin e saj deri në ardhjen e momentit të përfshirjes së saj në lista. Zaka tregon se vjen nga një familje e thjesht e Lushnjes dhe se nuk e kishte menduar asnjëherë se do merrej me politikë. Ajo tregon momentin që i ndryshoi jetën.
‘Unë jam Kiduina Zaka, jam nga Lushnja. Babai ka qenë polic, mamaja në fasoneri. Vëllai është anëtar i forcave detare. Jam kthyer në Lushnje për të dhënë kontributin tim edhe pse e kam pasur shansin të iki jashtë me bursë. Për hir të së vërtetës kam qenë një nga ato që nuk do merresha me politikë. Ardhja ime në PS ka qenë e rastësishme. Në një moment te caktuar e gjej veten Lushnje. Në 25 vjetorin e Partisë në Lushnje më kanë ftuar të mbajë fjalën dhe aty jam identifikuar dhe ai moment më ka ndryshuar jetën. Më pas kam drejtuar FRESSH-in. Punoj psikologe dhe jam dhe pedagoge e pjesshme në universitetin e Tiranës.’-tha Zaka.
Ceno Klosi flet për familjen
Ditën e sotme në podkastin e Kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar Ceno Klosi, kandidat për deputet në listën e hapur të Fierit. Klosi ka rrëfyer për jetën e tij dhe karrierën në administratë për 24 vite. Midis të tjerash Rama ka veçuar vendlindjen e mamasë së Ceno Klosit, Libofsha ku ai kujton se si një ish-zonë që e kontrollonte e djathta dikur, edhe në një moment ata ia dhanë Partisë Socialiste.
‘Babanë e kam nga Mallakastra, mamanë e kam myzeqare nga Libofsha. Lindur dhe rritur në qytetin e Fierit. Kam qenë 24 vite në Tiranë me punë, nga sistemi banker dhe nga drejtimi financiar I OSHE, Tatimet dhe zv. Ministër Energjie. Jemi me detyrën për të kandiduar si një deputet i qytetit tim, në letër duket e thjesht. Edhe pa u bërë deputet, ngarkesa është e jashtëzakonshme dhe tek prindërit që po më shohin tani. Detyra ka ngarkesë të jashtëzankonshme.’-tha Ceno Klosi.
Pas fjalës së Klosit, Rama ndalet tek vëndlindja e nënës së kandidatit.
‘Do të kujtojë një histori me Libofshën. Libofsha ka qenë një nga vendet që kontrollohej nga këta të ‘kënetës’. Edhe para disa kohësh në një palë zgjedhje, kur këneta kishte pushtetin, Libofsha i dha një leksion që ata nuk e harrojnë.’-tha Rama.
‘Më falni s’jam përgatitur për këtë moment’ Julian Zyla përlotet kur kujton babanë.
Julian Zyla kandidati në listën së hapur të PS-së, ekspert i çështjeve ndërkomëtare ka folur në podkastin e Kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm mbi rrugëtimin e tij. Zyla është përlotur gjatë rrëfimit të tij, kur ka kujtuar babai e tij gjatë momentit të diplomimit.
‘Kryeministër unë çdo gjë që kam bërë, që nga mosha që merrja vendime dhe në shkollë të mesme deri sot. Njëra është politika dhe një është Shqipëria. Kam studiuar shkenca politike dhe kam qenë në SHBA dhe kam punuar në Zërin e Amerikës. Ajo që tundoi për Zërin e Amerikës ishte një punë që ishte aq larg dhe kaq afër me Shqipërine. Dua të vecoj një ditë në Janar të 2010, ku prezantova temën. Një moment tjetër I rëndësishëm, ishte kur kryetari I komisionit të vlerësimit në shkollë më tha ‘Ju po ja bëni këtë nder vendit tuaj’.Ishte babi në sallë (preket)se kam 3 vjet që se kam. Edhe ai donte shumë që unë të merresha dhe ishe shumë suportues’-tha Rama.
Rama me kandidaten e Gjirokastrës, Anila Dhimitri: Ke vënë shumë burra në rresht, nuk je kaq e butë sa dukesh!
Anila Dhimitri, kandidatja në listën e mbyllur të Gjirokastrës, Kryetarja e Këshillit të Bashkiak të Përmeti e ftuar në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama ka folur ditën e sotme për rrugëtimin e saj. Dhimitri ka treguar sesi nga emigrante në vështirësi në Greqi arriti të bënte karrierë në administratën publike në Shqipëri
Edi Rama: Ke dhe një detyrë që të ka spikatur si drejtuese burrash kështu që ke vënë shumë burra në rresht në Përmet e Këlcyrë, kështu që tani nuk të shkon kjo butësia kaq e madhe përmetare se nuk je dhe aq e butë sa dukesh.
Anila Dhimitri: Unë jam Anila Dhimitri dhe vijë nga Përmeti. Vij nga një familje tradicionale përmetare. Pasi mbarova 8 vjeçare doja të isha ekonomiste dhe ata ma plotësuan dëshirën ku shkova në shkollën tregtare ne Vlorë dhe më pas shkova me studime ekonomi. Jam kthyer në Përmet dhe aty krijova familjen time. Punova disa kohë dhe pas reform ana mbylli dhe na hoqën nga puna. Shkuam në Greqi bashkë me bashkëshortin, nuk gjetëm veten.Bashkëshorti vazhdoj biznesin dhe unë fillova shefe finance në KESH sot OSHE.
Rama ‘Je bërë shumë herë meme’/ Muzhaqi ‘ Kam qenë ekselente’.
Ministrja Bora Muzhaqi e ftuar në podcastin e Kryeministrit Rama u ndal tek platforma ‘Deputeti që Duam’, nga e cila PS ka zgjedhur disa figura të reja politike për ekipin garues të 11 majit. Janë 35 emra të përzgjedhur nga ‘Deputeti që Duam’ dhe Akademia Politike e PS dhe 7 prej tyre do dalin deputetë në zgjedhjet e 11 majit, pasi ndodhen në listat e mbyllura.
Të njëjtën iniciativë, Rama tha se mund ta shtrojnë edhe për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar Bashkish apo këshilltarë bashkiakë.
Bora Muzhaqi: Ka qenë nder të isha personi që përkujdesesha për platformën bashkë me një ekip. Ndryshimet që i bëmë platformës, duke nisur nga aplikimi, më serioz, me të gjatë, vendosëm kritere që ti mund të kishe një aplikim të mbyllur për dikë që ishte në mëdyshje. Gjëja tjetër që ndryshuam ishte që herën e parë i mbajtën videot e mbyllura, nuk patën mundësinë të bënim fushatë. Unë duke qenë vetë pjesë e platformës me mërziti fakti që unë kisha shumë pak kohë për të bërë fushatë. Menduam ti japim kandidatëve me shumë kohë të përgatiten. Nga korriku të gjithë kanë pasur mundësinë të aplikojnë. Aplikimet e plota kanë qenë rreth 500.
Edi Rama: Mendoj se duhet ta përdorim edhe në nivel vendor, kryetarët e bashkive, këshilltarët. Është prurje e demokracisë direkt, në formë të moderuar që na jep mundësinë të identifikojmë njerëz, që përndryshe mbeten në hije në shoqëri, por edhe për një arsye të thjeshtë që partia në territor më shumë se instinktin e hapjes ka instinktin e mbylljes. Me gjithë luftërat e bëra si duket ky është një problem organik i çdo partie politike.
Bora Muzhaqi: 1 nga 5 emrat që ne kemi nga PS, ka ardhur nga këto platforma. Njerëz që vijnë për të na treguar vetën e tyre, gjysma e tyre janë vajza dhe do të kemi 7 deputetë që vijnë nga këto dy iniciativa.
Rama i kujtoi disa ‘meme’ ministres, ndërsa kjo e fundit u shpreh se çfarë nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar për veten e saj. Muzhaqi theksoi se duan të rinj në politikë, por sa herë del një i ri në politikë mendojnë si ta ulin.
Edi Rama: Edhe pse ti je e njohur më shumë se dy të tjerët. Je bërë edhe meme.
Bora Muzhaqi: Po e filloj që nga gjimnazi kam qenë ekselente. Që 15 vjeç i thashë prindërve dua të srdioj jashtë, jo thanë. I binda si përfundim. Bëra gjimnazin në Angli me rezultate shumë të larta. Dëgjova thirrjen tuaj për studentët që studiojnë jashtë të ktheheshin në Shqipëri. Më intervistuan për një pozicion në Ministrinë e Financave por nuk ‘ duk interesante. Çfarë nuk kam dëgjuar e parë për veten time. Ne themi duam të rinj në politikë por sa del një i ri në politikë themi si ta ulim.
Kuko:‘E nisa rrugëtimin për tu bërë violiniste. Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s’
Kandidatja e listës së mbyllur së Partisë Socialiste për Korçën, njëkohësisht zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko ka folur për rrugëtimin e saj deri në politikë. Kuko ka thënë se është rritur në Korçë, edhe sipas saj nuk ka kujtime të mira nga ajo kohë dhe kujton vështirësitë e kushteve të shkollave.
Nga ana tjetër Kuko flet dhe për një ‘padrejtësi’ në raport me konkurrencën kur punonte në zyrat e NATO-s.
Romina Kuko: E kam nisur duke asipruar për tu bërë violiniste dhe kam kujtim të hidhur nga Korça, sidomos kur shkoja në shkollat pa kushte me një mot prej -20 gradë. Shkova në Shefild për një specializim në psikologji. Unë isha një nënë e re dhe mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-së, ku kisha 4 vite që punoja. Aty mu bë një padrejtësi në raport me konkurrencën. Shkova më pas në zyrat e OSBE-së dhe u mora me reformën në aspektin e sigurisë. Besoj se aty e kam pasur momentin, ku kam rënë në sy në qeveri. Por nga ana tjetër ka qenë dhe një zbor i brendshëm për të forcuar veten dhe se kë duhet të ndihmosh dhe kë nuk duhet të ndihmosh.
Edi Rama: Si je me dialektin?
Romina Kuko: E kam akoma, jo si im bir që shkon në Korçë dhe kthehet nga Korça me theks tjetër”, përfundoi Kuko.