Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të përshpejtuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “EstOvest” në RAI. Sipas tij, progresi lidhet me përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendit, por edhe me një klimë më të favorshme në Bruksel për zgjerimin. Rama theksoi se Italia mbetet mbështetësi kryesor i Shqipërisë në këtë rrugë, ndërsa veçoi Korridorin VIII si një projekt kyç që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke rritur sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Ai përmendi gjithashtu marrëveshjen trilaterale me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për një linjë nënujore energjie, duke e cilësuar si investim strategjik për të ardhmen. Në kronikën e RAI-t u nënvizua edhe roli i Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe partner i rëndësishëm i BE-së dhe SHBA-së.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu