Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndërhyrjes së autoriteteve në plazhin e Lalëzit, ku janë hequr me dhjetëra çadra e shezllonë të vendosur pa leje.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilëson këtë si një “kthesë” në trajtimin e plazheve publike dhe thekson se kjo është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila, sipas tij, “i përket të gjithë shqiptarëve, jo vetëm disa tregtarëve”.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin? Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”, shkruan Rama.

Prej fillimit të sezonit veror, autoritetet kanë nisur një aksion për çlirimin e hapësirave publike bregdetare, duke hequr elementët e vendosur në mënyrë të paligjshme, si pjesë e nismës për rikthimin e vijës bregdetare në funksion të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu