Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj legalizimeve të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike, të cilat sipas tij janë bërë me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit.

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona“, deklaroi Rama.

Ky paralajmërim vjen në vijim të aksioneve për lirimin e hapësirave publike dhe reformës së nisur për kontrollin më të fortë të territorit. Qeveria synon jo vetëm të shembë ndërtimet e paligjshme, por edhe të vendosë përgjegjësi individuale për zyrtarët që kanë lehtësuar këto shkelje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu