Kryeministri Edi Rama ka shpallur një paketë të re masash për sektorin e ndërtimit, duke synuar rregullimin e problematikave që lidhen me sigurimin e objekteve dhe abuzimet me lejet e ndërtimit. Gjatë një takimi me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë, Rama theksoi se sigurimi i ndërtimeve do të vendoset si detyrim në funksion të marrëveshjes me shtetin dhe blerësit.

📌 Konfiskim për ndërtesat e braktisura Në një lëvizje të fortë, qeveria do të konfiskojë të gjitha ndërtesat e braktisura, duke i vënë ato në shërbim të interesit publik. Objektet që nuk përmbushin kriteret ligjore ose që janë lënë në harresë që prej viteve ’90 do të sekuestrohen.

📉 Zero tolerancë për tejkalimet në lejet e ndërtimit Rama paralajmëroi se çdo tejkalim mbi 2% të kufijve të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit. Kjo masë synon të ndalë ndërtimin e kateve shtesë për qëllime fitimi, të cilat përbëjnë shkelje të vazhdueshme dhe të vetëdijshme ndaj ligjit.

🏘️ Mbrojtje për blerësit dhe strehim për nevojtarët Objektet e sekuestruara do të përdoren për strehimin e njerëzve në nevojë, ndërsa blerësit e apartamenteve do të mbrohen ligjërisht në rastet kur kanë vepruar në mirëbesim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu