
Kryeministri Edi Rama në Rubrikën Sy më sy theksoi se drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet me të në krye të Partisë.
“Ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania”, tha Kryeministri, duke e nënkuptuar këtë vit kur mund të largohet nga kjo forcë politike.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për fushatën elektorale. Ai tha se zgjedhjet janë duke afruar, duke shtuar se këtë herë PS do të shënojë fitore spektakolare.
Sipas Ramës, kjo fitore nuk bëhet për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, por për flamurin e Skënderbeut, që ai të valëvitet në BE.
Edi Rama: Do të nisim Maratonën e sy më sy. Njerëzit thonë çfarë do nxjerrësh diçka të re këtë herë? Sepse jemi mësuar thonë me tepsi e me tallava. Por gjithmonë ka diçka ndryshe. Ndeshja po afron dhe duhet të aktivizohemi të gjithë.
Këtë herë do ta tundim dhe do kemi fitore spektakolare dhe do i japim mësim shembullor kujtdo. Jo për të marrë hak për ndokënd, por për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në BE. Mos harroni, një fiksim Albania në tryezën e Këshillit Europian.
(Balkanweb)