Kryeministri Edi Rama në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 foli edhe për marrëveshjen me Melonin për emigrantët, duke theksuar se nuk mund t’i thoshte dot “jo” Italisë.

Kryeministri Rama u shpreh se Italia i ka qëndruar pranë Shqipërisë në situatat më të vështira që ka kaluar.

yacht hotel sarande

Ne duhet të sillemi si evropian- tha Rama- edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.

“Marrëveshja u nënshkrua sepse fillimisht sepse nuk i themi dot jo Italisë, sidomos Melonit. Ne si themi dot jo Italisë për shkak të historisë, për shkak se sa e pranishme ka qenë pranë nesh në situata të vështira.

Ne duhet të sillemi si evropian, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.

Emigracioni është kthyer në një luftë kulturash, çka do të thotë se ky është një dëm i madh.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme lidhur me besimin, dhe nuk do të ketë kurrë sepse në i respektojmë njëri-tjetrin.

Në fakt kjo nuk ka të bëjë me kulturën por me konceptin e territorit dhe të zgjedhurin se duhet të garantojnë sigurinë, dhe jashtë do dalin ata që ti sheh pra se është e nevojshme.

Por kur vjen një, vjen edhe një tjetër, atëherë bëhet më e vështirë”, tha Rama./SOT

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu