Duke folur nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në vitin 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi.
Rama theksoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH në të gjithë Evropën.
Kryeministri u shpreh se deri në fund të mandatit ka për objektiv që paga minimale në vend të arrijë 700 euro.
Ai gjithashtu njoftoi se, përmes “Paqes Fiskale”, do të realizohet një falje e madhe për sipërmarrjet dhe i ftoi bizneset të njihen me detajet e saj.
Sipas kryeministrit, falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në katër forma:
Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara për periudha më të vjetra se 10 vite.
Fshirje e 50% e detyrimeve për periudhën 5–10 vite, me kusht që pjesa e mbetur të paguhet menjëherë.
Fshirje e 25% e detyrimeve për periudhën 5–10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit.
Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 1–5 vite, me kusht që të paguhet tatimi dhe kontributi i asaj periudhe.
Të gjitha këto përfitime do të përfshijnë gjithashtu fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave. Gjithashtu, sipërmarrësit do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare.
“Sipërmarrjet mund të angazhohen për të rritur fitimin e tatueshëm me 18% krahasuar me vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje e re, kuptimplotë dhe transparente.
Buxheti parashikon edhe një rritje të domethënëshme të pagave. Për të kujtuar, nisëm me përjashtimin nga tatimi mbi pagën për ata që kishin pagë minimale 300 euro, më pas për ata me pagë 400 euro dhe tani për ata që do të kenë 500 euro. Paga minimale në Shqipëri kur morëm detyrën ishte vetëm 157 euro.
Gjithashtu, pesha e të punësuarve me pagë minimale ka rënë nga 60% në 14%, duke treguar një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta. Paga mesatare në sektorin privat është dyfishuar dhe sot është shumë më e lartë se më parë, ndërsa paga mesatare në sektorin publik ka arritur 1000 euro.
Për herë të parë do të futet indeksimi periodik i pagave për administratën publike, për të fuqizuar familjet dhe për të mbështetur rritjen e standardeve të jetesës. Buxheti parashikon gjithashtu rritje të diferencuar të pagave më të ulëta”, tha Rama./Euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu