Rama nga Berlini: Nëse doni të ndiheni sesi është të
Kryeministri Edi Rama nga Berlini ku ishte pjesë e panairit të madh global të turizmit ftoi të gjithë gjermanët që të vizitojnë vendin tonë.

Në hapja të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se dyert e shqiptarëve janë të hapur për të gjithë, ndërsa shtoi: “Nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri”.

“Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit dhe duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi.

Nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri. Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është një vend ku turizmi po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa tha se numri vizitorëve sa vjen dhe rritet.

Po ashtu, Rama dhe se do që në Shqipëri të ketë më shumë turistë gjermanë sepse pinë me shume birra dhe hane shume.

“Kur mora detyrën shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990, por edhe në atë kohë ishin shumë të ulëta krahasuar me shifrat e sotme, nja dy milionë vizitorë, krahasuar me 12 milionë që regjistruam vitin e kaluar.

Këtë vit shohim shifra të larta, janari dhe shkurti kanë vendosur rekorde të reja. Numri i gjermaneve shkonte rreth 100 mijë, ndërsa vitin e kaluar shkoi në 400 mijë, por duam më shumë sepse gjermanët janë lloji më i mirë i turistëve.

Kur mendon gjermanët, e para gjë që ju vjen në mendje është imazhi i tyre si punëtorë, por në të vërtetë gjermanët janë edhe pushuesit kryesore në botë. Gjermanët pushojnë më shumë sesa të tjerët, i duam se pinë shumë birra dhe hanë më shumë kur na vizitojnë.

Pse duhet që gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk e besoni fjalën time, besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar, e krahasohen me Bora Borën. Ose merrni BILD, e cila thotë që Shqipëria nuk është me destinacion i fshehur”, tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu