
Nga qarku i Beratit ku ka fokusuar takimet e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama njëkohësisht kryetari i PS-së përcolli një mesazh të qartë për një fushatë në unison ku rëndësi të parë ka vota për PS-në si e vetmja forcë politike që do të ulë Shqipërinë në tryezën e BE-së në 2030.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, kryeministri Rama porositi kryetarët e bashkive të jenë në dispozicion të Partisë Socialiste, por pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve.“Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të pasur një përfaqësim më të gjerë. Nëse Ardiani është zgjedhur nga një zonë, nuk do të jetë deputeti i asaj zone ngushtësisht por të gjithë qarkut të Beratit. Kjo vlen për të gjithë. Pra është liria e drejta e gjithsecilit të ketë një preferencë por ama kini parasysh. Unë kam problem kur dëgjoj brenda partisë që thotë nuk është ky persona që doja unë e nuk di si do ia bëj me votën time.
Bisedën pasditen e sotme me kandidatët në lista të hapura dhe në lista të mbyllura të Partisë Socialiste e nisi duke treguar një moment nga ditët kur u bë përzgjedhja e kandidatëve për listë të hapur dhe listë të mbyllur. Si shembull për të treguar se vota për PS-në vjen e para votës preferenciale, tregoi bisedën me deputetin e qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, i cili kandidon i 6-ti në listën e hapur të këtij qarku.
“Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë për të gjithë burrat absolutisht do të jetë e prerë se nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë dhe një mandat e nëse nuk kanë një rol drejtues, prandaj kush nuk do tia bëjë me dije drejtuesve politikë Fadili e shprehu në mënyrën më shembullore, duke thënë unë jam në dispozicion, në listë të hapur, apo jashtë liste si të doni. Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu gjithmonë dhe ata që duket se e parakalojnë Fadilin mund ta parakalojnë në sprint por në maratonë fitoj unë me Fadilin. Kjo është maratonë”, theksoi Rama.
Rama foli edhe për drejtësinë e re të cilën siç tha, pavarësinë ia dha qeveria e tij, ndërsa për kreun e SPAK Altin Dumanit Rama tha se jep mbështetje të plotë.
“Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës”, tha Rama.
Nuk la pa ironizuar listat e Sali Berishës, për të cilin thotë se e di shumë mirë që më 11 maj do të humbasë.
“Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva, në listën e mbyllur të Tiranës bën bunker. Është bunker për opozitë. Nëse hynë në mendjen e njerëzve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka një mendje se e di më mirë se të gjitha mendjet që do humbë, është mendja e bufit, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht.