Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me socialistët në Petrelë.

Në takimin e zhvilluar në Petrelë, komentoi kontratat e lobimit të PD.

“Dje shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës.

Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh.

Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish.

Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme.

Dhe në momentin që ndryshoi administrata në SHBA gjithçka do pastrohej dhe ky buf do shfaqej si pëllumb i bardhë.

Nuk e di çfarë duhet të bëjë njeriu në këto kushte, kush sheh që ka qenë edhe kryeministër.

Sot është në procesin e rrëshqitjes së ledhit dhe përpiqet t’i tregojë njerëzve se ka ca magjistarë me vete se do bëjë magji dhe sot kishte futur në lojë edhe familjen e presidentit Trump”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama tha se gjithë zhvillimi i kryeqytetit ka bërë që të rritet numri i dyerve të mikpritjes dhe gjithashtu domosdoshmërinë për prodhime vendase.

“Ne besojmë dhe faktet tregojnë që ajo që ka ndodhur me zhvillimin e Tiranës ka impaktuar hapësirën rurale. Sot jemi në një ivnestim të bërë nga një çift që janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë një investim jo të vogël.

Përpara një dekade do të ishte e pakonceptueshme të bëhej.

Sot të hapësh një agroturizëm në periferi të Tiranës është një investim shumë kuptimplotë…Kur ne kemi marrë detyrën raporti mes prodhimeve vendase ishte 1 me 9.

Nevoja për ushqim ishte e bazuar tek importi. Ndërsa sot këto shifra kanë ndryshuar…Është një raport që duhet të përmirësohet dhe do të përmirësohet.

Çdo investim që bëhet në pjesën uraane të kryeqytetit ka lidhje të drejtpërdrejtë, pasi ndikon në të gjithë organizmin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu