
📍 Paris – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Paris me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, në prag të samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Palais de l’Élysée.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se në fokus të bisedës ishte përfshirja e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri.
Sipas Ramës, bashkëpunimi synon konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, i cili do të harmonizohet plotësisht me standardet dhe praktikat më të mira europiane. Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e drejtësisë dhe reformave ligjore.







