Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre por edhe zhvillimin ekonomik. Ky është zotimi i kryeministrit Edi Rama, në letrën drejtuar Ardita Sinanit, kryetares së Komunës së Preshevës.

“Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë”, ka thënë Rama.

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Marta Kos: Një ekonomi më e fortë shqiptare dhe një hap tjetër më afër BE-së
Kjo letër e bërë publike nga Sinani këtë të enjte, vjen pas urimit që kjo e fundit i bëri Edi Ramës për rezultatin që socialistët morën në zgjedhje. Kryetarja e Komunës së Preshevës, dikur ish këshilltarja e Albin Kurtit, e cilësoi burim shpresë dhe qëndrueshmërie kontributin e kreut te qeverisë shqiptare ndaj Lugines.

Po ashtu, Sinani i kërkonte Ramës që të rikthehej në Presheve teksa vleresoi faktin që Shqipëria ishte një zë i forte kundër pasivizimit të adresave.

Por teksa ish-këshilltarja e Kurtit ka qenë ndër të parat nëe rajon qe ka përcjellë mesazh urimi për Ramën, nga Prishtina zyrtare nuk ka ende një reagim. Për më tepër, që mesazhet nuk kanë munguar as nga liderët me të rëndësishëm europiane, të cilët edhe nga Tirana, rikonfirmuan, mbështetjen për Shqipërinë./OraNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu