Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Washington, Kryeministri Edi Rama ndau një postim në rrjetet sociale, teksa mori pjesë në një tryezë diskutimi në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në takim pati interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe qëndrimet mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama ishte në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i SHBA, Donald Trump, mblodhi liderët e vendeve themeluese të Bordit të Paqes.

Fjalimin e parë në këtë bord, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi liderëve të UÇK-së, duke i drejtuar një apel të drejtpërdrejtë presidentit amerikan, Donald Trump që të ndërhyjë përpara se Gjykata e Hagës të marrë një vendim të padrejtë për ta.

Edhe pas përfundimit të takimit zyrtar për Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi kohën për të diskutuar këtë çështje me presidentin Donald Trump.

Ndonëse ende nuk janë zbardhur detaje nga diskutimet, biseda dukej intensive, ndërsa në këtë komunikim u përfshi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./ Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu