Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku në mbrëmje pritet të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare është komentuar prej ditësh në qarqet politike si një takim i thirrur nga Kosta për t’i tërhequr vëmendjen lidhur me detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Megjithatë, burime zyrtare nga qeveria bëjnë me dije se Rama ndodhet në Bruksel me një delegacion të vogël dhe se takimi është thjesht një darkë informale.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri shoqërohet në këtë vizitë vetëm nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, ndërsa në agjendë nuk parashikohen takime të tjera zyrtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu