
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se nuk ekziston asnjë kërkesë për heqje imuniteti ndaj deputetëve apo ministrave, pasi sipas tij ata nuk gëzojnë imunitet penal.
Sipas Ballës, në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. “Nuk ka kërkesë për heqje imuniteti. Ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie, për të qenë të saktë”, u shpreh ai.
Në vijim, Balla kundërshtoi pretendimet për ekzistencën e një vendimi 8 me 0 të Gjykatës Kushtetuese. .
Sipas tij, katër anëtarë kanë argumentuar se ndërhyrja në kompetencat e kryeministrit dhe Parlamentit duhet të adresohet nga vetë Gjykata Kushtetuese, ndërsa katër të tjerë kanë mbajtur qëndrimin se çështja duhet adresuar nga ligjvënësi kushtetues. Megjithatë, të dyja palët bien dakord se ka ndërhyrje në kompetenca, por jo për mënyrën e zgjidhjes.
Balla akuzoi opozitën se po merr kompetenca që nuk i takojnë, duke e cilësuar të papranueshme shpalljen e një projektligji si antikushtetues pa një vendim formal. “Ne vijmë me një propozim dhe del dikush që thotë se kemi sjellë projektligj antikushtetues. Kush je ti që e thua këtë?”, deklaroi ai.
Ai theksoi se mazhoranca do të vijojë me nismën që, sipas tij, garanton ndarjen e pushteteve në një republikë parlamentare.
Në fjalën e tij, Balla përmendi edhe eurodeputetin David McAllister, duke theksuar se ai ka deklaruar se protestat e dhunshme janë të papranueshme në një demokraci funksionale.
Në fund, ai u ndal te një zhvillim ndërkombëtar, duke paralajmëruar se në orën 16:00 kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, duke ironizuar deklaratat e mëparshme të opozitës për pjesëmarrjen e Ramës në këtë forum.
Fjala e plotë:
Të paktën për transparencë me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka asnjë kërkesë për heqje imuniteti, sepse as deputetët dhe as ministrat e Republikës së Shqipërisë nuk kanë imunitet.
Ka 1 kërkesë ose dhënie autorizimi për 1 masë sigurie, për të qenë të saktë.
Tani e bëre gafën.
Mbaje, po dhe sqaroni të gjithë ata me të cilët flisni: nuk ka kërkesë për heqje imuniteti. Sa i përket 1 kërkese për dhënie autorizimi, zotrote, si anëtar i atij këshilli i emëruar nga zoti Peleshi si kryetar i këshillit, jeni njoftuar, sikurse jam njoftuar edhe unë, në datën 23, ora 10: 00, për të vijuar me mbledhjen.
E dyta, të gënjesh është edhe profesion sot.
Dhe ju e ushtroni këtë profesion në mënyrë shembullore. Thatë që ka 1 vendim të Gjykatës Kushtetuese 8 me 0. A mund ta kem atë vendimin tënd, se unë di dhe publiku di, ja ku i keni edhe gazetarët aty lart, që nuk ka 1 vendim.
Dhe sa i përket 8 me 0, po ka 1 vendim 8 me 0 në leximin, pa jurisprudencë, sepse nuk ka prodhuar jurisprudencë ai vendim 8 me 0 që thonë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, të dyja palët…
Zoti kryetar, ka 1 zhurmues në sallë, i cili duhet trajtuar sipas rregullores.
Ka mundësi?
Ju lutem, zhurmuesi të bllokohet nga lëshimi i valëve të pakontrolluara.
Faleminderit.
Pra, ka 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë thënë që ka ndërhyrje, por kjo ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit dhe të Parlamentit duhet të adresohet nga Gjykata Kushtetuese.
Janë dhe 4 të tjerë që thonë se ka ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit dhe të presidentit dhe Parlamentit, por kjo duhet adresuar nga ligjvënësi kushtetues.
Të dyja palët, 8 me 0, thonë që ka ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit, të Parlamentit, të presidentit, por nuk kanë rënë dakord sa i përket mënyrës se si zgjidhet: 4 thonë ta zgjedhë Parlamenti dhe 4 thonë ta zgjedhë vetë Gjykata.
Ne presim me kërshëri.
Dhe unë e kam bërë edhe të enjten e kaluar, kur ju ishit në udhëtim, i kam bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që brenda afatit të përcaktuar në ligjin e vet organik të na vërë në dispozicion.
Edhe pse nuk jemi në kushtet e 1 vendimi me jurisprudence në kuptimin e mirëfilltë, pra me 1 vendimmarrje, jemi në 1 vendim pa vend.
Ne do ta lexojmë me vëmendje se çfarë ka gjetur secili anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe, prandaj, në vijim të komunikimit për këtë çështje, dua që t’ju informoj edhe ju, edhe pse jeni informuar publikisht, se ju keni 1 problem shumë të madh: ju merrni kompetenca që s’i keni.
Ne vijmë me 1 propozim, del zotrote dhe thua: keni sjellë 1 projektligj antikushtetues.
Kush je ti që e thua që ky projektligj që kemi sjellë është antikushtetues?
Kush je ti?
Ti je shprehu me votë. sa për nismat tona. As nuk të kemi marrë ndonjëherë dorë, as nuk marrim ndonjëherë fare në refene.
Ne do të vazhdojmë nismën tonë.
Është 1 nismë e cila garanton parimin themelor të ndarjes së pushteteve në 1 republikë tejet pastër parlamentare.
Është e papranueshme përpjekja e 1 pushteti për të pezulluar 1 pushtet tjetër dhe ky është 1 prej elementëve thelbësorë në ndarjen e pushteteve.
Dhe ne kemi thënë shumë qartë që presidenti i Republikës, qoftë Avokati i Popullit, Këshilli i Ministrave, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të pezullohen.
Ndërsa këtu duhet ta them shumë qartë: është kjo mazhorancë, kjo parti politike, e cila ka vazhduar dhe ka të njëjtin qëndrim për çështjet që lidhen me drejtësinë.
Dhe për t’ju dhënë 1 shembull të diferencës shumë të madhe mes nesh dhe jush, imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të 1 deputeteje të Partisë Demokratike t’i kishte ndodhur njërit prej anëtarëve të kësaj salle. Ju imagjinoni?
Ju do të kishit ardhur këtu sot, do të kishit bllokuar foltoren, do të bërtisnit: në burg, arrestojeni.
Është grup i strukturuar kriminal, se vëllai dhe motra… ç’punë ka motra, se ç’bën ai në kuptimin e ligjit?
Dhe nuk keni për të dëgjuar as sot, asnjëherë tjetër, 1 deklaratë nga ne këtu.
Se na doli narkosi i familjes tuaj, ashtu i bie me gjuhën tuaj, me atë gjuhën e turpit, me atë gjuhën që s’ka lidhje me politikën.
Ai, i shkreti ti shtoi edhe 1 N tjetër dhe e qan atë punë.
po unë po flas për parimet.
Ju vazhdoni me të njëjtën.
Nuk do të bëjmë asnjë deklaratë, zoti kryetar i grupit të Partisë Demokratike, as për rastin në fjalë, meqë narkosin e paskeni brenda shtëpisë tuaj.
Por për t’u rikthyer te tema.
Tema është e qartë.
Në Republikën e Shqipërisë nuk mund, sipas frymës së kësaj Kushtetute, të pezullohen autoritetet kushtetuese.
Kurrsesi.
Ndërsa e drejta për hetim penal, për masë sigurie, se na e bëre imunitet, zotërote, është 1 e drejtë e pakufizuar e pushtetit gjyqësor.
Dhe meqë më përmende 1 mik shumë të vyer të Shqipërisë, si David McAllister, unë mendoj që ndër gjërat kryesore të atyre që tha David McAllister, kryetar prej shumë vitesh i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, është ajo që ju kërkoj ju.
Ua tha ju: protestat e dhunshme janë të papranueshme në 1 demokraci funksionale.
Thirrja ime përsëri sot është ndaj jush dhe ndaj atij që urdhëron dhe stërvit dhunën.
Përdorimi i fëmijëve nën 18 vjeç për të goditur me molotov punonjësit e Policisë së Shtetit, institucionet e Republikës së Shqipërisë, është e papranueshme për 1 parti e cila është anëtare e Partive Popullore Europiane.
Dhe besoj që David McAllister tha edhe diçka tjetër: ju jeni këtu, duhet ta kuptoni, nuk e takoj Sali Berishën.
Imagjinoni, këta nuk i takojnë as vetë aleatët e vet.
Dhe sa për akuza korrupsioni, duhet të jemi të qartë: akuzë për korrupsion sot e keni aty mes jush kryetarin e partisë tuaj.
Dhe e fundit, meqë sapo je kthyer edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mban mend, bërtisje këtu më 23 janar: “Bordi i Paqes, ta harrojë Edi Rama, nuk do të shkojë dot kurrë”.
Ti e ke thënë aty. Merre procesverbalin.
Dhe mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur në orën 16:00 kryeministri Rama dhe presidenti Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, aty ku i takon Shqipërisë o Gaz.
Ju s’ju erdhi as McAllister deri te partia. Mirë që mori Jorida Gahler-in dhe e solli aty, se do kishit ngelur bosh.






