Shqipëria ka “Vendin e Nderit” në Panairin e Turizmit që mbahet në Berlin. Kryeministri Edi Rama, në konferencën për nisjen e këtij eventi, u ndal tek rritja që ka pasur Shqipëria në turizëm, duke thënë se jemi vendi me rritjen më të madhe si destinacion turistik. Ndalur në shifra, kreu i qeverisë kujtoi në konferencë 11 mln vizitorët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin që lamë pas.

“ 11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri. Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror.

Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, është i mbipopulluar.

Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje. Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal

Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.

Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar Ways. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë.”

Duke theksuar se Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe si destinacion turistik në botë, kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

“Bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë. Ca vjet më parë dikush më tha se dita kur turistët gjermanë do vijnë në Shqipëri do jetë progres i pakthyeshëm. I thashë, po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjermanë janë ata më kokëfortët së pari që të kuptojnë se ku shkojnë, por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë”, tha Rama.

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më i larmishëm se Zvicra.

“Jam tejet i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do rritet edhe më shumë, me më shumë gjermanë, zviceranë, izraelitë, me shumë turistë të Europës veriore që do vijën tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera si rafting në lumenj etj. Shqipëria ka për këdo një vend, është shumë i vogël. Por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm. Kemi atë që ka Zvicra, por mendoni që në Zvicër të kishit atë që ka Mesdheu. Ne do jemi të pakrahasueshëm, herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën, kemi Mesdheun kemi gjithçka çfarë do një qeni njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër. 28 km, 2 dete, 9 lumenj, shumë male, liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët që janë miq. Dhe nuk jemi të mërzitshëm si zviceranët”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa.

“Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë, sepse është më i rralli, në mos i vetmi, Parku Kombëtar i Lumit Vjosa. U zbulua nga qytetarët europiane, miqësor me mjedisin, si lumi i fundit i egër në Europë. Na u hodhën në fut që ta mbronim, ne po kërkonim ta mbronim. Pasi zbutët lumenjtë tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat në të gjitha mënyrat e mundshme, donit që ne të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që ju mendoni se është e duhura. Mos i kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avionë, se na u ndalua për gjysmë shekulli t’i hidhnim sytë një avioni. Ndërkohë që ju fluturonit, ne ecnim, vinim vërdallë vendit tonë që ishte shndërruar në një burg”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e nisi me batuta fjalën e tij në Panairin e Berlinit, ku Shqipëria është e zgjedhura e nderit për vitin 2025. Ai u shpreh se do të ishte blasfemi që ky panair të pritej nën qiellin gri të Berlinit dhe solli pak diell nga Shqipëria në Gjermani.

“Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi”, tha Rama. / shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu