
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Durrës, deklaroi edhe njëherë se 11 maji është ditë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi takohemi me historinë,.
Ai theksoi se më 11 maj shqiptarët janë para dy zgjedhjeve, të votojnë për veten dhe familjen e tyre dhe për të ardhmen në BE, ose për hallet e një njeriu të vetëm që do të na çojë në kënetë.
Ndërkohë nuk kurseu batutën dhe ironinë me kryedemokratin Berisha, duke i përmendur disa nga “gafat” e tij në takimet me qytetarët.
“Në 11 maj jemi përballë interestit ntë një kombi të tërë dhe interesit të një 80 e kusur vjeçari që ka halluin e tij. Çfarë do të zgjedhim ne, Shqiëprinë në Be për të qenë njësh me Europën, apo me Kënetën dhe me Bufine Kënetës në gropë nga e para. Kjo është zgjedhja. U fol këtu për mandate. Po të jetë puna për mandatin e tetë, ne e dimë shumë mirë se si mandatin e tetë si 71-72, 73 i marrim duke qenë atë që bëjmë gjithmonë, shumë punë por nuk na e marrin dot. Çështja është se ne na duhet diçka më shumë, jo për mua. Ne na duhet diçka më shumë për të patur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekondë. Negociatat janë diskutime, dakordësi dhe kur bëhet dakordësia për të bërë këtë, e ne themi do i bëjmë, ato duhen në proces, kalojnë në qeveri, duhen vota në parlament, duhet shpejtësi. Imagjinoi një moment këto proces të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria të merremi me kënetën. Nuk po i hy llogarisë që Shqipëria të çojë Bufin në Bruksel. Vetëm të imagjinosh që papritur pa kujtuar, pasi neve ua bëmë atyre Shqipërinë një vend të respektuar, e vlerësuar, ju mësuam mos na shohin më nga lart-posht, por të na shohin sy më sy, ne i japim respekt do të na japin respekt. E pasi i mësuam të gjitha këtio, ata të marrin vesh që do të flasin me Bufin që në çdo fjalim i fiket llampa tre herë. Ça tu thotë atyre që do ju ngrej tavanin në Bruksel. Ne na duhet që në 16 maj në Tiranë do vijë gjithë Europa, jo vetëm BE. Do shkulen të gjithë nga Londra në Ankara, Baku, Kiev, Stokholm, të gjithë BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarë të KE. Do vinë të gjithë ata te “Skënderbeu’, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Kur ata zbresin dhe populli shqiptar ju thotë me shumicë që ne brenda 2027 do të mbyllim negociatat dhe brenda 2030-ës duam të jemi pjesë e BE”, tha Rama./vizionplus