
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura. Rama bën me dije se kjo hapësirë e re arti do të përmbajë ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave dhe laboratorë modernë restaurimi.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Ky investim i cili parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, garanton mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike.
Ky transformim synon të shndërrojë muzeun në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.
– RTSH-