Partia Socialiste mban sot Asamblenë Kombëtare në Pallatin e Kongreseve, e cila ka nisur që prej orës 09:30 me diskutime të strukturave dhe raportime të brendshme.

Fokusi kryesor i mbledhjes është prezantimi i qeverisë së re dhe programit për mandatin e katërt të PS-së. Pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e kabinetit dhe prioritetet qeverisëse deri në vitin 2029.

Vetë Rama ka paralajmëruar mbajtjen e fjalës së tij kryesore në orën 11:00, përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale ku shkruante: “MIRËMËNGJES 😊 Shihemi në 11.00🫶”.

Ky fjalim pritet të shënojë momentin politik më të rëndësishëm të ditës, ku do të prezantohen drejtimet e reja të mazhorancës në pushtet, si dhe reformat që qeveria synon të çojë përpara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu