Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të ri ku thekson se vendimi për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, po shkakton bllokime serioze në funksionimin e qeverisë dhe po krijon një precedent të rrezikshëm institucional.

Në deklaratën e tij, Rama tha se ky vendim “cenon drejtpërdrejt balancën mes pushteteve” dhe përbën ndërhyrje në përbërjen e ekzekutivit. Sipas tij, pezullimi i një ministri nuk është thjesht simbolik, por ndikon në mënyrë konkrete në çdo vendim të dikasterit përkatës.

“U bë sebep një mik për të bërë këtë komunikim, kur më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministrit se nesër bëhet rrugë dhe prokurorët e gjykatësit të heqin kë të duan nga qeveria, ajo linjë ajrore me Kandanë mu duk pak e tepërt. Mbase nuk është pak e tepërt, por shembuj që sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri jo vetëm nuk firmos dot vetë asgjë por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë gjësendi ne emër të dikasterit. Kushtetua ia jep ministrit autoritet ekskluziv. Pezullimi është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon.
Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kandanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos  e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Ja ta zëmë se e zgjidhëm, po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë? Këto janë punë të bllokuara që do shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në Kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë dhe as merrem me pse dhe si ata po merren me një doje për një anëtar kabineti. Unë flas për cenimin e balancës mes pushteteve, për ndërhyrjen brutale në përbërjen qeverisë, për marrjen e kompetencave. Flas se si prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorin përkatës.”

Rama theksoi se Kushtetuta i njeh ministrit autoritet ekskluziv dhe të padelegueshëm për vendimmarrjen brenda dikasterit. Për këtë arsye, pezullimi nuk prek vetëm një individ, por ndalon automatikisht çdo procedurë administrative.

Sipas tij, disa projekte të rëndësishme janë aktualisht të ngrira, përfshirë:

Marrëveshjen ajrore me Kanadanë, e cila po pritej të lehtësonte udhëtimet transoqeanike për shqiptarët
Lejet e investimeve në energji të rinovueshme dhe infrastrukturë publike, që nuk mund të zbardhen pa firmën ministrore
Rreth 35 vendime të qeverisë, të cilat mbeten në pritje për shkak të pezullimit

Rama tha se po tentohet gjetja e zgjidhjeve alternative, por ligji nuk lejon firmosje nga asnjë zyrtar tjetër.

 

“Nuk e shkarkoj ministren sepse krijohet precedent më i rrezikshëm”

Kryeministri u ndal edhe te pyetja e përsëritur se pse nuk e zëvendëson vetë ministren për të zhbllokuar institucionet. Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte një gabim fatal:

“Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.

“Rast unik në botë, prandaj jam drejtuar Kushtetueses”

Rama tha se pezullimi i një ministri me vendim të shkallës së parë është i pashembullt në botën demokratike dhe për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se kjo betejë nuk lidhet me emrin e ministres Belinda Balluku, por me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimin normal të qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu