Gjatë vizitës së tij në Bruksel, ku u hap një grup kapitull i ri për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rama shprehet se ky është takimi i tij i parë me Rutte si shef i NATO-s, ndërsa thekson se ai është mik i veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë.
“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.