Rama tha se Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit në liri dhe se asnjë zevendësues nuk mund të ketë legjitimitetin që nevojitet për ta udhëhequr Tiranën.

“Por sot, duhet të marrim vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në Tiranë. Duhet vënë në lëvizje mekanizmi ligjor për shkarkimin e kryetarit në detyrë”, tha Rama.

Më tej ai tha: “ku nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”.

Rama: Emergjenca e Tirane, Pas 7 muajsh nuk ka asnjë kryetar të votuar, asnjë kryetar të dënuar lidhur me detyrën. Sot një kryetar të zgjedhur tre herë që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq në tezgat e pazarit mediat, madje në shkelje të hapur të ligjit, janë nxjerrë nga brenda, në ato tezga edhe bisedat me familjaret nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Shkelja më flagrante dhe brutale, në shpërdorim total të detyrës nga ata që duhet të mbajnë në kontroll materialet hetimore. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë, ndërkohë që asnjë zëvendësuar i kryetarit të bashkisë nuk mund ta ketë legjitimitetin që nëvojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë , 2 vjet, Bashkinë e Tiranës në drejtimin e duhur.

Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.

“Të ma falësh” tha Rama para anëtarëve të Asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili që i duhet për drejtimin e Tiranës.

“Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës“, tha Rama.

 

Edi Rama: Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta për ditë e për natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj, e falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

I kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë por Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë tjera pa e ditur se ça do bëhet me drejtimin e bashkisë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu