Kryeministri Edi Rama shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj Dumanit, përballë sulmeve të Sali Berishës dhe opozitës për ta shkrirë.

Duke iu përgjigjur komentuesve të cilët e pyetën se çfarë bëri për të luftuar korrupsionin, Kryeministri tha:
Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore e deri kundër familjes së tij. Nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga SHBA apo Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu. E kishit dëgjuar Dumanin ndonjëherë. Jam i bindur që ka qenë i ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur Altin Dumani ndonjë politikan atëherë?!

Pse nuk kishte marrë Altin Dumani ndonjë politikan, sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë e PS, që bëmë reformën në drejtësi e dorëzuam shpatën e ndëshkimit drejtësisë. Vumë organizmin e vetë PS-së në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit dhe për ti kërkuar drejtësisë të ndërhyjë kudo që shikon të arsyeshme të ndërhyjë dhe për të pastruar shtëpinë tënde. Nuk të duket plan.

Po bufin e kënetës dhe lulërat i ke parë si reagonin kur PS donte të bënte reformën në drejtësi. Si u përpoqen ta pengojnë. E dëgjon bufin çfarë thotë tani. Më jepni votën të shkrij SPAK e përbetohet kur flet për Altin Dumanin“, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu