Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në orën 10:00 të deleguarit e Tiranës dhe kandidatët për deputet në një takim pune në ambientet e Xibrakës.

Takimi është fokusuar tek puna për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Rama u ka kërkuar kandidatëve të PS të shmangin përplasjet mes tyre në zona elektorale, por të përqëndrohen tek numri 5.

Një tjetër çështje ka qënë ajo e votës së diasporës, kryesisht në Greqi ku po hasen problematika, për të cilat Rama ka kërkuar të kontaktojnë me të njohurit e tyre e t’i kërkojnë të votojnë.

Takimi i kreut të PS-së vjen disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ku në fokus ka qenë organizimi brendshëm i strukturave partiake në zonat përkatëse të Tiranës. Rama ka marrë drejtimin politik të Tiranës që në Shkurt të 2025, ku është pjesë dhe e listës së sigurt të kandidatëve për qarkun./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu