Kryeministri Edi Rama do të thërrasë këtë të premte, më 9 janar, një mbledhje të kabinetit qeveritar në Tiranë.

Sipas burimeve, në fokus të takimit do të jenë objektivat kryesore dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.

Mbledhja pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu