
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama, në një ditë të tensionuar politike, ndërsa paralelisht Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po diskuton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Pas përfundimit të mbledhjes, ministrat janë parë duke dalë një nga një nga godina e Kryeministrisë. Megjithatë, Belinda Balluku nuk doli që të shkojë drejt godinës përballë Kuvendit, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku pritet të vendoset fati i saj politik dhe institucional.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Balluku apo nga Kryeministria lidhur me hapat e mëtejshëm, ndërsa zhvillimet po ndiqen me interes të jashtëzakonshëm.






