“83 gurë në kurriz”, Rama thotë se ky mandat është amaneti që duhet çuar në vend
Rama: Morëm 88 mijë vota më shumë se në 2021-in
Rama-socialistëve: Mandatin e katërt ta përdorim si fuqi të madhe vetëkorrigjuese
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste nuk ka në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushtetit gjyqësor. Megjithatë, gjatë festës së fitores së zgjedhjeve të 11 Majit me deputetët e ardhshëm të PS-së, që u mbajt pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, ai renditi dy gjëra të rëndësishme që mazhoranca socialiste i ka në dorë.

“E para të udhëheqim me forcën e shembullit duke qenë sa më të drejtë ne”, tha Rama.

Dhe së dyti drejtësia, ku Partia Socialiste duhet të jetë “mburojë e pathyeshme” e institucioneve të saj. Kjo sipas tij është e vetmja rrugë që mëson historia për të fituar betejën për shtetin e së drejtës.

“Të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë duke filluar nga SPAK, të cilën do vazhdojmë ta mbështesim pa asnjë ekuivok. Përtej të gjitha gjërave që mund të mos shkojnë mësimi nga historia jonë dhe nga të gjitha historitë e atyre që ia kanë dalë në luftërat dhe betejat për të fituar shtetin e së drejtës është se nuk ka rrugë tjetër. Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj mbi ccdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë dhe ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë mori në fjalën e tij një shembull të një rasti të humbur nga shteti në Gjykatën e Apelit.

“Sot kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh në një rrugë ku nuk ka pasur as të vdekur e as të plagosur dhe ku shoferi me bashkëshoferen, kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe i rrezikut për jetën. Ndërkohë që janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin me vite të tëra, ndërkohë që janë flagrante rastet që ne presim Apelin e Apelit në Gjykatën Administrative me muaj të tëra, ky vendim është marrë me shpejtësi të rrufeshme dhe shteti është goditur me 500 mijë euro. As për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot, me dorën tonë, gafat apo poshtërsitë që ndodhin akoma në sallat e gjyqeve”, tha Rama./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu