Lideret boterore te ftuar per ceremonine e rihapjes se katedrales Notre Dame de Paris kane nisur te mberrijne.
Mes tyre eshte edhe kryeministri Edi Rama me bashkeshorten të cilët më pas i bashkohen një darke të shtruar nga Macron në Pallatin Elize.
View this post on Instagram
Presidenti amerikan Joe Biden do te dergoje vetem bashkeshorten duke nxjerre si justifikim nje ceshtje agjende ndersa afer Macron do te ulet presidenti i zgjedhur Trump. Dhe papa Francesku e ka refuzuar ftesen per te marre pjese ne ceremonin e rihapjes se katedrales katolike ne Paris e cila u dogj javen e Pashkeve te vitit 2019.
Me heret Trump zhvilloi nje takim trepalesh me presidentin ukrainas Zelensky ne Paris.
Notre-Dame do të rihapet zyrtarisht të shtunën pas një përpjekjeje masive rindërtimi pasi u dëmtua rëndë nga zjarri pesë vjet më parë. Presidenti Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim për ngjarjen madhështore ku marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.