Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vendi i mundësive për biznes.

yacht hotel sarande

Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë u shpreh se kudo në vendin tonë ka mundësi për të bërë biznes, sidomos në fushën e turizmit, me investime jo të mëdha.

Rama theksoi se Shqipëria është në një fazë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo”.

“Unë e them por s’ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit, bën “bingo” këtu.

Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. P.sh, të gjitha ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha.

Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet”, tha ai./gazeta tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu