Kryeministri Edi Rama shprehu kritika të forta ndaj Bashkimit Europian gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, duke vënë në pikëpyetje rolin e BE-së në ndërmjetësimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rama theksoi se, sipas tij, BE ka funksionuar në autopilotin e Shteteve të Bashkuara, pa një plan të qartë europian për paqen:

“BE ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar diçka katastrofike. Ende nuk ka një plan europian paqeje. BE duhet të ketë planin e paqes dhe duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në mes,” – u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se përpjekjet e Presidentes së Komisionit Europian dhe udhëheqësve që përpiqen të avancojnë dialogun janë të fragmentarizuara dhe, sipas tij, mund të jenë të rrezikshme:

“Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të bëhet e rrezikshme.”

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit me të gjitha palët, duke përmendur edhe situatën me Putin dhe konfliktet rajonale:

“A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj për një sekondë që të jetë e vërtetë. Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë.”

Kryeministri shqiptar nënvizoi nevojën që BE të marrë një rol më aktiv dhe të qartë në negociatat për paqen, për të shmangur pasojat katastrofike të konfliktit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu