Rama – Ju kërkoj ndjesë për vonesën. Koncidenca është se vonesa kishte të bënte me një program që e kemi me një institucion të arsimit të lartë, ishim me përfaqësuesit e Universitetit Bujqësor dhe Universitetit Boku në Vjenë.
Të gjithë nxënësve që janë këtu u ka prirë mirë jeta që kanë ardhur në këtë derë. Shfaqet kjo mundësi për t’i vazhduar studimet po këtu, dhe duke u bërë amerikan në profesion. Sot jemi në kushtet kur po zhvillohet në mënyrë intensive praktika e studimeve të të gjitha niveleve. Duke qenë se në këtë program të ri ka një kont të posa Fond Shqiptaro – Amerikan, dua të theksoj se falë këtij kontributi (ju keni dëgjuar që ky fondacion ka grabitur Butrinit, kur të shkoni për pushimi, s’do e gjeni, skam ë hutë aty”. Nuk është bërë publike kontributi i këtij Fondacioni për Arsimin. Te Piramida, zhvillohet një praktikë e jashtëzakonshme e futjes së fëmijëve në teknologji, me programe dhe një sukses të jashtëzakonshëm. Një program i marrë nga jashtë, që zbatohet 100% në Shqipëri. Të gjithë ata që kanë fëmijët 12-18 vjeç, janë të ftuar që ta shikojnë këtë program, pasi aty pranimet bëhen falas, pasi ka një bashkëpunim mes Fond dhe Bashkisë së Tiranës. Ne sot, do të shkojmë në mbledhjen e qeverisë dhe një nga vendimet është përfundimi i procesit për parkun e madh Durana. Po ashtu, do të vazhdojmë me TUMO-t edhe në Shkodër, edhe në Elbasan. Lajmi i mirë është se sot ka një përmbysje të dinamikës mes shtetit dhe sipërmarrjes.
Jemi futur në periudhën e historive që na bëjnë më tepër dëm se mirë, ajo që në fund të ditës mbetet, është çfarë në të vërtetë mbillet dhe korret me punë dhe me përpjekje të përditshme. Për të ardhur keq, shumëçka nga ato që ndodhin në të gjithë territorin me kontributin e shumë njerëzve dhe sipërmarrjeve, mbeten të panjohura për të tjerët. Më vjen shumë mirë sot që jemi këtu dhe që Instituti shfrytëzon praninë tonë për të përçuar këto mesazhe dhe te të tjerët. Është e njëjta diplomë që do të merrnin edhe në SHBA.
Manastirliu – Ndërkombëtarizimi tashmë ka ndodhur, jo vetëm përmes programeve të përbashkëta, por mbi të gjitha me kampuset dhe filialet e universiteteve që kanë filluar të hapen në Shqipëri.