Kryeministri Edi Rama, përgjatë rubrikës “Sy m’sy”, të cilit ai iu rikthye pas zgjedhjeve të 11 majit, u shpreh se qeveria ka një synim lidhur me një event sportiv evropian.

Sipas tij, qeveria është në diskutim për të sjellë në vendin tonë evenin “Globe Soccer Awards”, edicionin evropian. Rama shprehet se nëse mbahet me vendin tonë, shanset më të larta janë që të zhvillohen në kryeqytet, por nuk kanë ngelur jashtë opsionit Durrësi dhe Vlora.

 

“Ne ndërkohë, jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri, por 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar e Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin evropian të “Globe Soccer Awards”. Pra, të çmimit të globit të futbollit”, tha ai.

Kreu i qeverisë sqaroi se organizatorët e këtij edicioni janë në diskutime me Tiranën dhe Madridin, por Rama ka besim se zgjedhja do të jetë Shqipëria.

“Është një eveniment i jashtëzakonshëm. Për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne, e do të jetë fantastike që për shembull, çmimin e futbollistit më të mirë të vitit, Yamin Yamal-it, fjala vjen, ta marrë në Tiranë”, tha ai.

“Globe Soccer” janë çmime që vlerësojnë arritjet në futboll. Eventi organizohet nga Globe Soccer dhe përfshin pjesëmarrjen e organizatave ndërkombëtare të futbollit si UEFA, UAE Pro League, ECA dhe EFAA.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu