Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj një rezolute të miratuar në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila sipas opozitës, denonconte “mungesën e lirisë në zgjedhjet në Shqipëri”. Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Rama e cilësoi rezolutën si “fletë-rrufe të Kënetës Madhështore” dhe shprehu bindjen se ajo nuk është gjë tjetër veçse një alibi për humbjen që po afron më 11 maj.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve”, shkruan Rama, duke përdorur tone thumbuese ndaj opozitës dhe kryetarit të saj, Sali Berisha dhe kryestrategut LaChivita të cilin e quan Latif Magjistari.

Ai shton më tej se “teksti kua-kua-kuash” tregon qartë se “iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit” po zëvendësohet nga “ndjesia e hidhur e humbjes madhështore të 11 majit” shoqëruar me hashtagun 7×7 bëjnë 6 mln dollarë sa ç’është dhe shuma e kontratës së lobimit të PD në SHBA.

Postimi vjen në një moment kur fushata elektorale është në kulmin e saj dhe palët politike kanë rritur tonet e retorikës, si në Shqipëri, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu