Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama shprehu disa nga arritjet e Shqipërisë në sektorin e digjitalizimit., ku bie në sy sektori i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, kryesisht përmes aplikacionit e-Albania.
Më tej, Rama u shpreh se po punohet me Emiratat e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë, ku do prodhohen para, letra me vlerë dhe ku do arrihet që identifikimi i qytetarëve të mos bëhet më prej kartës së identitetit por me anë të telefonit.
‘Po përgatisim dhe besoj se do firmosim një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për transformimin e shtypshkronjave e letrave me vlerë. Të prodhojmë jo vetëm paratë, të gjitha llojet e letrave me vlerë, përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën digjitale, identifikimit përmes telefonit dhe jo përmes një karte identiteti. Duke arritur në të gjithë këtë sistem, të kemi një qeverisje që në 2030 të jetë e një niveli të lartë sa i përket standardeve të ligjit, qytetarin dhe standardeve të respektit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.’
Tjetër aspekt që pritet të ndryshojë është edhe monitorimi me kamera digjitale për të cilën po punohet me Inteligjencë Artificiale. Rama thekson se kamerat digjitale do futen edhe në klasa, ndërsa nëpër rrugë shumë shpejt policia do bëhet e padukshme. Inteligjenca Artificiale do përdoret edhe për gjurmimin e mallrave të akcizës.
‘Tjetra që po punojmë, produkt është produkti i sigurisë që lidhet me sigurinë në rrugë që falë një sistemi që këtë e kanë shumë vende të zhvilluara të kamerave digjitale, por bashkuar me AI do mund të monitorojë në kohë reale gjithçka ndodh në rrugët e vendit. Deri në qelizën bazë, shkollat. Do ketë një raport krejt ndryshe mes qytetarit dhe ligjit, ndërkohë që policia do bëhet e padukshme në rrugë si rezultat i teknologjisë. Po ashtu gjurmimi transaksioneve me AI që po bëhet gati ti bashkangjitet fiskalizimit, do bëjë efikas luftën ndaj informalitetit. Kompanitë e mëdha dhe të vogla do monitorohen pa shumë inspektime fizike që bëjnë kontrolle. Një tjetër në gjurmimin e mallrave të akcizës.’/shqiptarja